BallinaLajmeFatmir Limaj nuk shkoi në Qeveri për ta dëgjuar raportimin e Hashim...

Fatmir Limaj nuk shkoi në Qeveri për ta dëgjuar raportimin e Hashim Thaçit

Të ngjajshme

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Prishtinë: Therje me thikë në Aktash

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh partner i koalicionit aktual qeverisës, Fatmir Limaj, nuk mori pjesë sot në mbledhjen e Qeverisë ku Presidenti Hashim Thaçi po raportonte për takimin e së dielës me Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku ka raportuar Presidenti Hashim Thaçi për takimin e së dielës që shkoi në Bruksel.

Thaçi është ulur afër Haradinajt ndërkohë që afër tyre ka qenë Behgjet Pacolli i cili të dielën e ka shoqëruar Thaçin në Bruksel në takimin me palën serbe.

Sidoqoftë, në këtë mbledhje Thaçi u bëri thirrje të gjithë liderëve nga pozita e opozita që të bashkohen për të themeluar ekipin negociator që do ta udhëheqë fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Epilogu i së cilës pritet që dy vendet ta njohin njëri-tjetrin. Por, siç dihet zyrtarë të NISMA’s disa herë kanë deklaruar se janë kundër Thaçit si prijës i këtij procesi.

Ndryshe Thaçi ka folur me tone më të buta. Për dallim nga konferenca e së enjtes ku ka thënë se Kosova mund të mbetet si Palestina nëse nuk shkon në negociata me Serbinë duke theksuar se nuk ka as vija të kuqe në këtë proces.

Në Qeveri, ai tha se pala kosovare do të bëjë kompromise minimale./Gazeta Express

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz