back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaJetëKurioziteteFati i ribashkon pas 70 vitesh dy të moshuarit!

Fati i ribashkon pas 70 vitesh dy të moshuarit!

Të ngjajshme

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Dy të moshuara që humbën kontaktin për 70 vite më në fund janë ribashkuar.

Nora Boardman dhe Eileen Gill, krejt rastësisht u zhvendosën për të jetuar në të njëjtën azil për të moshuar.

 

 

Boardman, 91 vjeç, u zhvendos në një shtëpi të re të kujdesit Crispin Court Care Home në Stafford, West Midlands në gusht të vitit të kaluar dhe u habit kur pa miken e saj të rinisë, 89 vjeçaren Gill që erdhi në të njëjtën qendër në janar.

Ato e njohën njëra-tjetrën menjëherë pavarësisht se kishin kaluar 7 dekada pa u parë.

“Mendoja se nuk do ta takoja kurrë Eileen  pasi rrugët tona u ndanë kur ishim fëmijë. Nuk mund ta besojmë që tani jetojmë nën një çati dhe do shikohemi çdo ditë. Ndihem me fat dhe duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar,”-tha Nora.

Shoqet e fëmijërisë u rritën në  Eccleshall, Staffordshire por Eileen u zhvendos 20 milje larg në fshatin Brewood në moshën 12 vjeçare ndaj ato humbën kontaktet me njëra-tjetrën.

Tani Nora dhe Eileen do e kalojnë pjesën tjetër të jetës bashkë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz