Faqja zyrtare e “Topit të Artë” ka bërë një postim së fundi në “Instagram”.
Ata i kushtuan një postim, lojtarit të Milanit dhe fituesit të Topit të Artë të vitit 2018, Luka Modriq ku dhe i uruan ditëlindjen.

Por kjo doli të ishte një huqje e madhe nga faqja e Topit të Artë, pasi që në fakt Modriq ka ditëlindjen një muaj më pas, më 9 shtator.
Kjo bëri të reagonte edhe vetë kroatin, ku komentoi në fotografinë duke komentuar:
““Është muajin tjetër por sidoqoftë faleminderit”, ku më pas vendosi dhe figurën e të qeshurës.
Modriq, kujtojmë se gjatë kësaj vere bëri transferimin e tij te Milani, nga Real Madridi ku kishte kaluar 13 vite si lojtar./IndeksOnline/