BallinaLajmeFamiljarët e të vrarëve në luftë kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen

Familjarët e të vrarëve në luftë kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen

Të ngjajshme

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës...

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale...

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Përfaqësuesja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” në Klinë, Zana Bytyqi, në emër të familjarëve të të vrarëve në luftim, ka kërkuar dënimin e kriminelëve serbë dhe kthimin e eshtrave të të pagjeturve.

“Ne iu kemi dorëzuar një letër publike krerëve të shtetit. Në fakt kërkesat tona kanë filluar në nëntor të vitit 2016 ku ia kemi parashtruar pozitës dhe opozitës për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo gjykatë është selektive sepse nuk dënon edhe serbët. Ne kemi kërkuar edhe ndërprerjen e dialogut derisa të gjenden të gjithë të pagjeturit”.

“Unë babain tim e kam rivarrosur, por dajën e kam ende të pagjetur dhe si ky ka shumë të tjerë. Ne si familjarë jemi të zhgënjyer. Për 20 vjet me radhë nuk kemi drejtësi dhe as nga deputetët tanë që janë zgjedhur nga vota jonë dhe kjo është e pabesueshme”.

“Krejt çka kërkojmë është ndryshim përmirësimi për Ligjin e Gjykatës Speciale, të dënohen të gjithë ata që kanë bërë krime dhe jo vetëm shqiptarët”.

Bytyqi në Sytë 7 në Klan Kosova tha se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi derisa kriminelët serbë enden të lirë në Serbi.

“Ne do të jemi të ashpër derisa kërkesat tona të mos realizohen. Nuk mund të jemi të qetë derisa të mos dënohen ata që shkaktuan gjakderdhjen e familjarëve tanë. Është e dhimbshme që nipat dhe mbesat të mos dinë as ku i kanë varret e gjyshërve të tyre”.

“Nuk është vonë kurrë dhe ne e dimë që kriminelët serbë enden të lirë nëpër Serbi. Nëse Serbia nuk i dënon atëherë duhet t’i dënojë Gjykata e Hagës”.

Më 4 prill të vitit 1999 u vranë 86 persona nga komuna e Klinës nga ushtria serbe në fshatin Kralan të Gjakovës.

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz