BallinaRegjionaleFalë vullnetit të mirë, edhe familja Kadria bëhet me banesë në Skenderaj...

Falë vullnetit të mirë, edhe familja Kadria bëhet me banesë në Skenderaj (Video)

Të ngjajshme

Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, ylli i ekipit rikthehet në stërvitje

Skuadra e Chelseat nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj...

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se ftesat e...

​Sinner thyen rekordin në tenis

Jannik Sinner ka shkruar historinë në Indian Wells, duke...

“Bufi” nis ditën në fitnes, duket në top formë!

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu i njohur me...

Kushtet e vështira në të cilat jetonte familja Kadrija nga Skenderaj ka prekur të gjithë njerëzit human të cilët janë mobilizuar për ta ndihmuar këtë familje, transmeton Drenicapress.

Përveç se i zoti i shtëpisë Lulzim Kadria, është i paralizuar totalisht, familja pesë anëtarëshe ballafaqohet më kushte tepër të rënda të jetës.

Ata jetojnë në një dhomë e cila nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për banim, dhe për më tepër janë pjesë e skemës sociale, si i vetmi burim jetese për ta.

Por, fati buzëqeshi në momentin kur dy bamirësit e njohur kosovar, Halil Kastrati – “Jetimat e Ballkanit” dhe Adnan Hyseni, ndërmorën iniciativën që ta bëjnë më konak të tyrin këtë familje.

Ata grumbulluan paratë e nevojshme dhe arritën ta blejnë një banesë në Skenderaj, në të cilin do ta vendosin Lulzim Kadrinë, bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.

Nëpërmjet një video Adnan Hyseni, një humanist i madh nga Peja, tregon kushtet e mira e në banesën e re dhe gëzimi që kanë fëmijët dhe zoja e shtëpisë për banesën e tyre të re./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz