BallinaTeknologjiFacebook tani vjen në ndihmë të jetës tuaj romantike

Facebook tani vjen në ndihmë të jetës tuaj romantike

Facebook njoftoi se aplikacioni i quajtur Dating , do te lancohet se shpejti brenda fundit te vitit fillimisht ne USA.
Facebook do ta përdor Dating për të shmangur sikletin që kanë personat për tu shperhur ndenjat e verteta miqëve të tyre, duke shmangur mbi të gjitha sikletin që do të ndjenit nëse do të refuzoheshit , ose e quajtur ndryshe “friend-zoned”.
Dating do të sjellë një opsion të ri të quajtur “Secret Crush” , ku ju do të mund të zgjidhni deri në 9 miq me të cilët do të donit që të zhilloni ndjenja romantike . Në momentin që e bëni këtë , personi në fjalë do të marr një njoftim dhe do të kërkohet të bëje të njëjtën gjë. Nëse edhe miku juaj ju zgjedh ju që të vazhdoni një lidhje romantike atëhere do të njoftoheni të dy dhe do të mund të bisedoni në Messenger.


Sipas burimeve të TechSot.al , Menaxheri i ketij produkti Hung , u shpreh se kishte mbi 2000 miq në Facebook , por mendonte se do të ishte i përshtatshëm për disa prej tyre ,por ajo që e ka ndaluar që të komunikoje me këta persona është se nuk e ka ditur nëse personat në fjalë ndanin të njëjtat mendime dhe ndjenja.
Pas kaq shume skandaleve Facebook kishte realisht nevojë për një produkt dhe ndryshim pozitiv për të përforcuar imazhin e vet si rrjet social i lindur për të bashkuar njerzit./TechSot.al/