Evropa po punon për t’u shkëputur nga nafta ruse, thotë shefja e BE-së
dp

Lexo edheDeputeti ukrainas: Rusia dëshiron përmes Serbisë të ndezë zjarrin edhe në Ballkan

Krahas Trumpit, në krah të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, von der Leyen tha se Evropa po punon për t’u shkëputur nga energjia ruse sa më shpejt që të jetë e mundur. “Presidenti Trump ka plotësisht të drejtë,” tha ajo. “Ne po merremi me këtë.”
“Ne tashmë kemi reduktuar në mënyrë masive furnizimin me gaz nga Rusia, jemi shkëputur plotësisht nga qymyri rus dhe kemi reduktuar ndjeshëm edhe furnizimin me naftë,” vazhdoi politikania evropiane, “por ende ka një pjesë që po vjen në kontinentin evropian.”

Lexo edheDeputeti ukrainas: Rusia dëshiron përmes Serbisë të ndezë zjarrin edhe në Ballkan