back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaEuroparlamentari francez: Kosova–çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik

Europarlamentari francez: Kosova–çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...
Anëtari i Frontit Nacional (Front National) të Francës në Parlamentin Evropian, Aymeric Chauprade konsideron se Parisi ka bërë “gabim historik” me atë që e ka njohur Kosovën, kurse NATO me luftën kundër Serbisë e ka legjitimuar separatizmin e shqiptarëve dhe Bashkimi Evropian vetëm e ka ndjekur politikën amerikane.
“Kosova kurrë s’mund të hyjë në BE”, për shkak se “është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrimin etnik të serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, ka thënë Chauprade në një intervistë për numrin e sotëm të “Novosti” të Beogradit.
Funksionari i partisë së djathtë franceze ka folur para do kohe në Këshillin për Punë të jashtme të PE për, siç shkruan gazeta, “vuajtjet e serbëve në Kosovë”.
“E tëra është për fat të keq, vazhdim i asaj që ndodhte më 1999, nga koha e luftës jolegale të NATO-s kundër Serbisë, qëllim i së cilës ishte që të konfirmohet separatizmi i shqiptarëve në Kosovë, të cilët për arsye demografike u bënë shumicë në këtë territor. Kurse BE e ndoqi politikën amerikane”, ka thënë Chauprade, transmeton KP.
Francezi propozon edhe modelin se si, sipas tij, duhet të jetë statusi i Kosovës në të ardhmen dhe ky është sipas shembullit të “autonomisë së fuqishme të Saharës Perëndimore në Marok”.
Sidoqoftë, ka thënë europarlamentari, Kosova me specifikat e veta duhet të mbetet krahinë e Serbisë.
“Logjika e pavarësisë shpie në udhë pa krye. Aq më shumë që shqiptarët e Kosovës kanë ekonomi mafioze të cilën, kryesisht, e mbajnë me kontrabandë, për çka kisha mundësi të bindem gjatë vizitës sime para disa viteve. Ndërsa kjo paraqet rrezik të madh, si për popullatën lokale, ashtu edhe për BE-në, po qe se dëshiron ta integrojë këtë rajon”, ka thënë Chauprade për gazetën serbe.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz