BallinaLajmeEULEX dënon sjelljen e pjesëtarit të vet që parkoi gabim veturën: Do...

EULEX dënon sjelljen e pjesëtarit të vet që parkoi gabim veturën: Do t’i ndërmarrim masat

Të ngjajshme

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës vendosi të ndryshojë sërish të mërkurën...

Valencia interesohet për Aro Muric

Valencia po monitoron situatën e portierit kosovar Arijanet Muric....

Gucati: Ballkani mund të destabilizohet nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,...

Trixa në Miami, “djegë” si vullkani

Këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj, ka disa vjet që qëndron...
EULEX ka dënuar veprimin e pjesëtarit të EULEX-it që parkoi veturën në një hapësirë të gjelbëruar të rrugës në Prishtinë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, EULEX thotë se do t’i ndërmarrin masat disiplinore ndaj tij derisa ka falënderuar qytetarin që e xhiroi këtë veprim.

“Dënojmë fuqishëm sjelljen e pjesëtarit të EULEX-it, i cili është parë duke u parkuar gabueshëm në Prishtinë. Sigurojmë se do t’i ndërmarrim masat adekuate disiplinore. E falenderojmë qytetarin e Kosovës i cili me sjellen e tij të përgjegjshme hodhi dritë mbi këtë rast”.

Një qytetar në Prishtinë përveç se që ka xhiruar këtë moment ai edhe e pyeti pjesëtarin e EULEX-it nëse e bën një gjë të tillë edhe në vendin prej nga vjen.

Dhe përgjigjja e tij ishte: “Kështu e parkoj në Kosovë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz