BallinaLajmeEskalon debati: Përplasje e ashpër mes Shpejtim Bulliqit dhe Nexhmi Rudarit

Eskalon debati: Përplasje e ashpër mes Shpejtim Bulliqit dhe Nexhmi Rudarit

Të ngjajshme

Aksident në Fier, vetura përplas për vdekje 65-vjeçarin që ngiste biçikletën

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pak minuta...

Raportohet vdekja e parë nga trotinetët elektrikë në Gjenevë

Një aksident tragjik ka shënuar viktimën e parë në...

Miri publikon foto pas BBVA: “Sytë nuk gënjejnë”

Pas përfundimit të aventurës së tij në BBVA, Miri...

Shpejtim Bulliqi kadidat për kryetar të Podujevës nga VV dhe Nexhmi Rudari nga LDK, vazhdimisht po drejtojnë akuza ndaj njëri-tjetrit.

Shpejtim Bulliqi i ka hedhur akuza të rënda ndaj Nexhmi Rudarit duke thënë që LDK-ja nuk e di se çfarë ka punuar ai.

“LDK-ja nuk e din se çfarë ka punuar Nxehmi Rudari. Po shantazhojnë punëtorët e arsimit që në momentin që do të vijë Shpejtim Bulliqi do t’i largoj të gjithë”, u shpreh ai

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Nexhmi Rudarit duke thënë se Bulliqi e ka tradhtuar elektoratin e LDK-së.

“Shpejtim Bulliqi e ka tradhtuar elektoratin e LDK-së, Bulliqi ka dalë kur i ka realizuar të gjitha interesant në LDK-së. Ka qenë drejtor, ka qenë deputetë, nënkryetar i partisë, LDK-ja t’ka ba ky qe je ti , krejt prej LDK-së i ke ba, kur e ke pa që s’ke çka nxjerr ma prej LDK-së, ke dalë”, u shpreh ai.

Ndërsa kandidati i PDK-së, Naim Fetahu ka thënë se kandidatët nga VV e LDK janë nga e njëjta parti por vetëm emrat i kanë të ndryshëm, duke nënkuptuar që Shpejtim Bulliqi një kohë të gjatë ishte pjesë e LDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz