Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP
dp

Lexo edheIsh-bashkëshorti flet për vendimin e Britney Spears për t’iu nënshtruar një programi rehabilitimi

Ermiona Lekbello ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Ferma VIP 3.
Me nisjen e spektaklit, ajo u shpreh se dëshiron të largohet, duke theksuar se nuk ndjen një energji të mirë në ambientin mes fermerëve.
Ajo qëndroi deri në leximin e zarfit, ku ishte në televotim së bashku me DJ Bujaka dhe Gresën.

Lexo edheIsh-bashkëshorti flet për vendimin e Britney Spears për t’iu nënshtruar një programi rehabilitimi
Sipas verdiktit të publikut, DJ Bujaka dhe Ermiona ishin më pak të preferuarit. Megjithatë, ajo nuk pranoi ta kryente sfidën dhe u largua me dëshirë nga Ferma VIP 3.
“Unë po e lë rrugëtimin tim këtu. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin. Kam një energji jo të mirë këtu. Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient. Këtu ndodhin gjëra që unë nuk i mbaj dot”, tha Ermiona.