back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaSportErjona Sulejmani e lumtur me golin e ish-bashkëshortit, Blerim Xhemailit

Erjona Sulejmani e lumtur me golin e ish-bashkëshortit, Blerim Xhemailit

Të ngjajshme

I mituri publikon foto me armë, familjari pas intervistimit e dorëzon në polici

Një i mitur në Malishevë është intervistuar nga autoritetet,...

Termokos-i me letër mirënjohjeje për qytetarët e Prishtinës

Ndërmarrja publike “Termokos” ka falënderuar të gjithë qytetarët për...

Në ndeshjen e sotme Zvicër-Kosta Rika, kombëtarja e Zvicrës ka arritur të kalojë në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes.

Ka qenë futbollisti i njohur shqiptar, Blerim Xhemaili, ai i cili ka arritur të shënojë një gol në minutën e 31-të.

Blerim Xhemaili shënoi gol në ndeshjen e Zvicrës kundër Kosta Rikës, duke i dhënë Zvicrës epërsi (Foto: Getty Images)

Këtij goli i janë gëzuar shumë shqiptarë, pasi ky sukses është një vazhdimësi e suksesit që patën dy shqiptarët tjerë që luajnë për Zvicrën, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, që në ndeshjen e kaluar dhuruan dy gola spektakolarë.

E lumtur nga kjo gol është ndarë edhe bukuroshja Erjona Sulejmani, e cila është ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar.

Erjona Sulejmani (Foto: Getty Images)

Kjo e fundit ka qenë e përfolur në media për arsye se kishet deklaruar se arsyeja e ndarjes me Xhemailin, ka qenë fakti se ai ishte i dobët në shtrat.

Megjithatë, në natën e sotme, Sulejmani ka publikuar në InstaStory momentin kur Xhemaili shënon gol, ndërsa ka etiketuar llogarinë e tij të Instagramit.

Foto: Erjona Sulejmani/InstaStory

Xhemaili pas shënimit të golit ka bërë me dorë formën e shkronjës “L”, me të cilën i referohet inicialit të djalit të tij, Luanit.

Erjona kishte deklaruar javë më parë në një intervistë se e mbështetë Blerimin në këtë Kampionat Botëror, sepse në fund të fundit është babai i fëmijës së saj. /Telegrafi/


Erjona Sulejmani
 (Foto: Getty Images)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz