BallinaShqiptareErion Braçe i nxorri jashtë komisionit sepse po qeshnin me njëra-tjetrën, reagon...

Erion Braçe i nxorri jashtë komisionit sepse po qeshnin me njëra-tjetrën, reagon gazetarja : Kam qarë…

Të ngjajshme

Gazetarja e Report Tv Esiona Konomi e cila sot u nxorr përjashta nga Erion Braçe bashkë me kolegen Marsela Karapanço në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ka reaguar mbi situatën e pakëndshme të krijuar. Deputeti socialist pa dy koleget teksa qeshnin me njëra tjetrën dhe duket se kjo e nervozoi së tepërmi duke i kërkuar të largohen nga mbledhja.

Sakaq gazetarja Konomi, në reagimin e saj nuk kursen ironitë me kryetarin e Komisionit, socialistin Braçe duke e ftuar që të bëjë ekspertizë për buzëqeshjen e saj.

“Meqë unë paskam qeshur sot në Komisionin e Ekonomisë, në mbështetje të një batute të koleges sime, Marsela Karapanço, dhe për këtë mora dënimin kapital të nxjerrjes jashtë komisionit në mënyrë demonstrative, deklaroj se nuk kam qeshur…

Por i sugjeroj kryetarit të këtij komisioni, ta dërgojë audion e komisionit për ekspertizë tek agjencia e specializuar ku kryetari i partisë së tij dërgoi të hënën e shkuar materialin e “Agronit”, për të marrë me shpejtësi përgjigjen nëse qesha apo jo…

Pastaj të mbledhim Byronë e Kuvendit, të analizojë përgjigjen dhe të vendosë nëse buzëqeshja ime meriton dhe ndëshkim më të lartë, siç mund të jetë “ndalimi i hyrjes sime në Komisionin e Ekonomisë”, sikundërse sot “urdhëroi” zoti Braçe.

P.S. Deklaroj se pas kësaj ngjarjeje edhe kam qarë në korridoret e Kuvendit… Mbase meritoj dënim edhe për këtè”, shkruan Konomi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz