Erdogan uron Ditën e gruas edhe në gjuhën shqipe
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter ka shprehur urimin e tij me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas në mbi dhjetë gjuhë të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe, raporton Anadolu Agency (AA).
“Të gjitha grave të vendit tim e të gjithë botës i uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin”, ka qenë mesazhi i presidenti Erdoğan në gjuhën shqipe në Twitter me rastin e 8 Marsit.
Ndryshe, presidenti turk Erdoğan përmes llogarisë së tij në Twitter mesazhin me rastin e 8 Marsit deri më tani e ka dërguar edhe në dhjetë gjuhë të tjera botërore krahas turqishtes dhe shqipes, edhe atë në gjuhët malaje, urdu, boshnjake, perse, gjermane, ruse, spanjolle, frënge, arabe dhe angleze.

Lexo edheNë Bruksel organizohet konferencë për Sirinë














