Erdogan: Turqia në prag të fitoreve dhe arritjeve të reja
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën se arritja e objektivave të vitit 2023 do të orientojë të ardhmen e vendit të tij dhe të gjithë rajonit.
Erdogani publikoi një mesazh me rastin e 30 Gushtit, Dita e Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë.
“Arritja e objektivave tona të 2023-shit do të orientojë të ardhmen e Turqisë dhe të gjithë rajonit tonë. Besoj që edhe sot jemi në prag të fitoreve dhe arritjeve të reja. Do ta fitojmë edhe këtë betejë së bashku me ata që i besojnë Turqisë”, u shpreh kreu i shtetit turk në mesazhin e tij për Ditën e Fitores.

Lexo edheRusia në përgatitje të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e saj
“Fitorja e 30 Gushtit është emri i vendosmërisë sonë të shndërruar në një ngritje të re. Populli turk i tregoi edhe një herë botës vullnetin e tij për mbrojtjen e pavarësisë dhe ardhmërisë së tij karshi ambicieve imperialiste. Ashtu si në çdo periudhë të historisë sonë, ne luftojmë për të gjithë të shtypurit dhe viktimat që i kanë varur shpresat te ne”, theksoi ai.
Më këtë rast – shtoi Presidenti Erdogan – uroj që mëshira e Allahut të jetë mbi dëshmorët dhe veteranët tanë. /trt/














