back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëErdogan reagon ndaj vendimit të Austrisë për mbylljen e xhamive

Erdogan reagon ndaj vendimit të Austrisë për mbylljen e xhamive

Të ngjajshme

Partizani sjell një blerje cilësore, kosovari që luante në futbollin suedez

Partizani i Tiranës ka bërë një transferim të ri. Kryeqytetasit,...

Komuna e Prishtinës njofton se janë shtyrë afatet për pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar e Ministria e Financave...

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka reaguar lidhur me vendimin e Austrisë për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e disa imamëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Stamboll të Turqisë, Erdoğan rikujtoi se në të kaluarën janë shkatërruar xhamitë dhe medresetë. Duke theksuar se edhe shkencat islame ishin bërë të pamundura për t’u mësuar, Erdoğan tha se ky qëndrim pothuajse ka shpallur luftë ndaj xhamive, ezanit, fesë e adhurimit.

“Çfarë dallimi ka qëndrimi i atëhershëm me atë të kryeministrit të Austrisë. Edhe ata tani po bëjnë hesape e plane për t’i mbyllur xhamitë në Austri. Ku po shkon kjo? Frikësohem nga ajo që këto hapa të kryeministrit të Austrisë po e shpien botën drejt luftës mes kryqit dhe gjysmëhënës. Për këtë sidomos bota perëndimore, duhet t’i rregullojë këta persona të tyre. Nëse këta nuk e rregullojnë, këto llogari do të bëhen më ndryshe. Çfarë qenka? Do t’i dëbojnë imamët tanë nga Austria. Nëse ju e bëni këtë, ne a do të qëndrojmë të heshtur? Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë diçka”, deklaroi presidenti Erdoğan.

Të Fundit

Sport

ShowBiz