BallinaBotëErdogan: BE nuk e pranon Turqinë sepse është një vend musliman

Erdogan: BE nuk e pranon Turqinë sepse është një vend musliman

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Bashkimi Evropian nuk e pranon Turqinë për shkak se është një vend musliman.

“Ne jemi muslimanë dhe ata nuk janë duke pranuat vetëm për shkak se ne jemi muslimanë”, tha Erdogan gjatë një interviste të transmetuesve kombëtarë ATV dhe A Haber.

Ai shtoi gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk mbajti premtimin lidhur me marrëveshjen e emigrantëve që ai arriti me Turqinë.

“Deri më tani, ata na premtuan 3 miliardë. Sa na kanë dhënë për këtë? Një miliard dhe 750 milion euro. Përveç kësaj, nga Komisariati për Refugjatë arriti 750 milionë dollarë. Janë premtime, por nuk ka punë”, ka thënë Erdogan.

Duke komentuar mbi hetimin për rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, Erdogan theksoi se Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA) nuk është e përqendruar sa duhet në këtë çështje.

“CIA nuk është plotësisht e fokusuar në vrasjen e Khashoggi, Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndrohen në këtë çështje. Ne jemi të vendosur ta sjellim këtë çështje para gjykatës ndërkombëtare”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz