back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Erdhëm për turizëm, por na duheshin para për biletën e kthimit”, vietnamezet...

“Erdhëm për turizëm, por na duheshin para për biletën e kthimit”, vietnamezet përfundojnë duke u marrë me prostitucion në Shqipëri

Të ngjajshme

Gjykata e Lartë e Beogradit e çon Lulzim Halilin në paraburgim, reagon MPJD-ja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar...

Haxhiu: Kam marrë mbi 18 mijë vota, gara brenda PDK-së ishte e fuqishme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tregoi...

Prokuroria ka dhënë detaje nga arrestimi i dy vietnamezeve ditën e djeshme (23 Korrik), që ushtronin prostitucion në banesën e marë me qira në Berat të Shqipërisë.

Përveç dy shtetaseve të huaja, u prangos edhe pronari i banesës, 31-vjeçari me iniciale Xh. S., banues në Berat, i cili rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja” mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.

Vietnamezet me iniciale Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe, dhe pronari i banesës u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale të implikuar janë disa shtetase të huaja të cilat janë organizuar nga një person në qytetin e Beratit ende i paidentifikuar.

Ata kanë deklaruan se kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, por me pas duke pasur nevojë për më shumë para për biletën e kthimit, vendosën të ushtrojnë prostitucion.

Shtetaset e huaja ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në një  apartament me qera të rezervuar nga “Airbnb” dhe kishin edhe një faqe web me numrat e tyre të kontaktit shërbimet që ofronin.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ushtronin prostitucion në banesën e marë me qera, me kërkesë së Prokurorisë Berat arrestohen 2 shtetaset vietnameze dhe pronari i banesës

Tre persona, dy shtetase vietnameze dhe shtetasi shqiptar Xh.S. u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal dhe për veprat penale parashikuar nga neni 115 dhe 300 i K.Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.370, të vitit 2025, rezultoi se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë disa shtetase të huaja të cilat janë organizuar nga një person në qytetin e Beratit ende i paidentifikuar. Shtetaset në fjalë, deklaruan se kishin ardhur për turizëm  por me pas duke pasur nevojë për më shumë para për biletën e kthimit, vendosën të kryejnë këtë aktivitet të jashtëligjshëm. 

Shtetaset e huaja ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në një  apartament me qera të rezervuar nga “Airbnb” dhe kishin edhe një faqe web me numrat e tyre të kontaktit shërbimet që ofronin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me në bashkëpunim me Drejtorine Vendore te Policise Berat, arriti të zbulojë vendndodhjen dhe aktivitetin e paligjshëm.

Pas kontrollit të apartamentit në posedim nga shtetasi Xh.S., u konstatuan valuta të huaja dhe para shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit