back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeEnver Hoxhaj, ministri me numrin më të madh të njohjeve

Enver Hoxhaj, ministri me numrin më të madh të njohjeve

Të ngjajshme

Të paktën 4 të vdekur në sulmin e ri amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se kishte nisur një...

Banorët e hedhin Labin në “mbeturina”

Disa nga banorë të shtëpisë së Big Brother VIP...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është deri më tani ministri më i suksesshëm sa u përket njohjeve diplomatike për Kosovën.

Sipas statistikave zyrtare të njohjeve diplomatike, listës së ministrave me numrin më të madh të njohjeve i prin ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili gjatë gjithë kohës sa ka qenë ministër i Jashtëm i ka kushtuar rëndësi të vecantë dhe përparësi diplomacisë bilaterale.

Në mandatin e tij si ministër i Jashtëm, Hoxhaj ka siguruar gjithsej 38 njohje. 35 njohje janë arritur në mandatin e tij gjatë viteve 2010-2014, ndërsa 3 njohje janë arritur në mandatin e tij më pak se njëvjecar, kur pasoi Hashim Thaçin në kohën kur ky i fundit u zgjodh president i vendit.

Premisat për rritjen e numrit të njohjeve në vijim nga ana e Hoxhajt janë mjaft të mëdha, pasi që Hoxhaj njihet për njohurinë, strategjinë dhe kontaktet e shumta me shumë ministra të jashtëm dhe liderë shtetesh të mbarë të botës.

Gjatë mandatit të Hashim Thaçit, në ministrinë e Jashtme, janë siguruar tri njohje. Skënder Hyseni ka pasur gjithsej 35 njohje, ndërsa në kohën kur ushtruese e detyrës së ministers së Jashtme ka qenë Vlora Citaku, kanë ardhur dy njohje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz