back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaUncategorizedEngel shpreh përkrahjen për qeverinë Mustafa

Engel shpreh përkrahjen për qeverinë Mustafa

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Munihut për Siguri, ka qenë i ftuar në darkën e shtruar nga kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ku ishin të pranishëm liderë dhe përfaqësues të lartë të shumë shteteve të botës.
Gjatë darkës së shtruar në Munih, kryeministri Mustafa ka pasur mundësinë që të takohet dhe të bashkëbisedoj me shumë burrështetas dhe personalitete të shquara ndërkombëtare.
Ndërkaq, një takim të veçantë, kryeministri Isa Mustafa e ka zhvilluar me kongresmenin amerikan, Eliot Engel, mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj.
Gjatë takimit, kongresmeni Engel, pasi  e uroi kryeministrin Mustafa për detyrën e re në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, shprehu përkrahjen e tij për Qeverinë e re.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi kongresmenin Engel lidhur me konsolidimin e Qeverisë së Kosovës dhe proceset që po zhvillohen gjatë kësaj periudhe.
Kryeministri Mustafa e falënderoi kongresmenin Engel dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme që po japin për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz