Ende pa e marrë Qeverinë: “Thyerja” e parë LDK- AAK

Qëndrime të kundërta për vettingun në drejtësi kanë dhënë brenda pak ditësh dy partitë në koalicion që synojnë të formojnë Qeverinë e re, LDK-ja dhe AAK-ja.
Për dallim nga i nominuari i AAK-së për ministër të Drejtësisë, Selim Selimi, që ka paralajmëruar anulim të verifikimit të së kaluarës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, Florian Dushi nga LDK-ja thotë se ky proces do të vazhdojë, raporton KOHA.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së shton se në sektorin e drejtësisë nuk kanë dallime me partnerin e koalicionit dhe se kanë harmonizuar programin.
Por, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se as LDK-ja e as AAK-ja nuk janë të interesuara që të ketë verifikim në drejtësi.
Sipas saj, këto parti duan të kenë këtë gjendje jo të mirë të sistemit të drejtësisë.
Lexo edhe24 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 14 të shëruar
Haxhiu e sheh shqetësuese deklarimin e të propozuarit për ministër të Drejtësisë.
Më 28 shkurt, Qeveria në detyrë Kurti krijoi grupin e ekspertëve prej 10 anëtarëve për hartimin e skenarëve dhe elementet e reformës së vetingut në drejtësi.














