Ndër muaj, Rita Ora ka publikuar disa episode të historisë së jetës së saj.
Shumica e këtyre episodeve lidhen me historinë e saj si shqiptare dhe me migrimin në Angli, shkruan IndeksOnline.
Në episodin e gjashtë, Rita ka treguar se emrin ja ka vënë gjyshi, teksa shpjegon motivin që kishte.
“Gjyshi im më vuri emrin sipas Rita Hayworth. Ajo ishte aktorja e tij e preferuar. Por, në shqip, Rita është “rritje” – rrita. Gjyshi ka bërë shumë dokumentarë rreth gjërave më interesante për të cilat njerëzit nuk flisnin në Kosovë. Kështu, ai pikturoi jashtë vijës” u shpreh këngëtarja shqiptare me famë botërore.
Rita tha se gjyshi e mësoi se si është të kesh qëndrim, trimëri dhe kreativitet./IndeksOnline/