back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaShqiptareEMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Lushnjës, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Lushnjës, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari

Të ngjajshme

Lutfi Haziri: Kryekuvendari, bashkautor i punimit që përbalton UÇK-në

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas zhvillimeve...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje...

Uran Ismaili në “Pressing”: Prishtinën duhet me dashtë, por edhe me punu për të

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, tha se...

Arrestohet një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje – arma u gjet në veturë

Njësiti për Reagim të Shpejtë i Policisë së Kosovës...

Trent Alexander-Arnold rikthehet në ”Anfield”!

Nga muaji qershor, Trent Alexander-Arnold, është transferuar nga Liverpuli...

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim.

Nga Italia, u ekstradua shtetasi Hajrulla Xhivini, 42 vjeç. Aiakuzohet se gjatë muajit shkurt 2024 ka kanosur në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Lushnjës. Gjykata e Tiranës i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Nga Gjermania, u ekstradua shtetasi Brian Syzo, 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai akuzohet se ka shpërndarë doza kokaine në qytetin e Pogradecit. Gjykata e Korçës i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

NJOFTIMI:

1-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit H. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,  në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë.     

2-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët gjermanë, u finalizua ekstradimi nga Gjermania, i shtetasit shqiptar B. S., 34 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi B. S. akuzohet për shitje të dozave të kokainës, në qytetin e Pogradecit. 

Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz