Tuesday, July 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasEmociounuese/ Halil Kastrati tregon historin e një familje mërgimtare nga Drenasi

Emociounuese/ Halil Kastrati tregon historin e një familje mërgimtare nga Drenasi

Të ngjajshme

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit ka bërë me shtëpi e banesa qindra familje në Kosovë, shkruan DrenicaPress

Shqiptarët iu kanë përgjigjur thirrjes së tij për ta shtrirë dorën për të ndihmuar familjet në nevojë kudo në trojet shqiptare.

Rasti i fundit është i një familje nga Drenasi që jetonnë Gjermani.

Lexojeni të plotë rrëfimin e Halil Kastratit:

I emocionuar shume po e postoj kete lajm !

O Zot ruaje popullin tim dhe shperblej me te mira

“ Po ta dhurojm ty e ti e din kujt ja dhuron “

Jane nga Drenasi dhe kishin ardhur per pushime ne Kosove sepse jetojne ne Gjermani

Kishin disa dite qe tentonin te me takonin por ne gjithmone ne levizje per te ju gjetur afer nevojtareve dhe dje u takuam ne Drenas

“ Halil , jemi nga Drenasi dhe jetojme ne Gjermani, krejt familja kemi vendose qe me ti dhuru çelesat e baneses tone ne Prishtine, nuk kemi tjeter banese dhe nuk jemi shume te pasur por nga videot qe ju i publikoni qajme shume here dhe prekemi thelle ne zemer, juve Zoti kurr ska me ju humbe, banesa eshte ne qender te Prishtines dhe eshte e kompletuar, ne po ta dhurojme ty dhe ti e din se ke e gezon me te, vetem tu kishim lutur prej toke e ne qiell qe mos na permende as emer dhe as mbiemer kur ta dhuroni banesen, e bejme per Zotin dhe per familjen tone, mjafton qe Ai e di dhe tani e dini edhe ju “

Banesen shkuam e pame, na i dhane dokumentet dhe çelesat, na thane nese e keni naj familje me jetima qe kane nevoje ateher gezoni jetimat dhe thuani te luten per ne.

O Zot, ruaje nga çdo e keqe dhe shperblej ashtu siç din Ti kete familje dhe çdo bamires

 

- Advertisement -

Të Fundit