BallinaDrenica +Drenica KulturëEmocionuese. Historia e padëgjuar për natën e martesës së Fehmiut dhe Xheves

Emocionuese. Historia e padëgjuar për natën e martesës së Fehmiut dhe Xheves

Të ngjajshme

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Ata sot kanë përvjetorin e rënies. Bëhën 20  vjet që Fehmi e Xhevë Lladrovci dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Të gjithë e kujtojnë heroizimin e tyre i cili u vulos me 22 shtator të vitin 1998, kur ata ia falën jetën kësaj toke.

Në kërkim të lirisë, Xheva dhe Fehmiu nuk i druheshin vdekjes. “Vdekja për lirinë e Kosovës, do të ishte fati im më i madh jetësor”, kishte thënë Fehmi Lladrovci.

Nuk kishte se si të mos buronte ky ideal tek dy të rinjë që u rriten në familje atdhetare, sic ishte ajo e Fehmiut në Gllanasellë të Drenasit dhe ajo e Xheves në Drenovc të Malishevës, shkruan Magazina.al.

Madhështinë, këto dy familje, e kanë treguar edhe një një rast tjetër e që lidhet me emrin e heronjëve.

Të dy familjet, kishin caktuar datën e martesës për Fehmiun dhe Xheven. Por disa ditë më herët, policia serbe kishte burgosur Fehmiun. Megjithatë familjet nuk e ndalen ceremoninë. Duke e kuptuar se qëllimi i serbëve ishte që në shtëpitë shqiptare të mos ketë dasëm ata e vazhduan. Xheva shkoi nuse, kurse shtëpia që e priste, nuk kishte dhëndërr. Fehmiu ishte në burg por dasma e madhe u mbajt. Fehmiu u lirua më vonë.

Zymer Jashari që ishte në burg me Fehmi Lladrovcin, tregon për natën e martesës kur Xheva kishte shkuar nuse kurse Fehmiu ishte në burg të Stara Gradishkes. “Të burgosurit shqiptarë i gëzoi Adem Demaçi. Ai e kishte një kuzhinë të vogël, në të cilën herë-herë përgatiste ushqim për vete. Ai bëri hallvë dhe u dha të gjithë shqiptarëve të dënuar aty. “Ta ëmbëlsojmë  martesën e Xhevës dhe Fehmi Lladrovcit!”, ka rrëfyrer Jashari ish i burgosur politik.

Pas lirimit të Lladrovcit, qifti vazhdoi jetën bashkë dhe ashtu të pandarë ranë për lirinë e Kosovës. /Magazina.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz