Futbollisti i Kosovës, Emir Sahiti nuk ishte i grumbulluar në dy ndeshjet e muajit shtator, ku ”Dardanët” u përballen me Zvicrën dhe Suedinë.
Mungesa e tij u kritikua shumë nga tifozët e analistët sportiv, pasi cilësitë e Sahitit dhe paraqitjet e tij të deritashme me fanellën e Kosovës ishin tëmira, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari së fundi ka folur për mungesën e tij në ndeshjet e shtatorit, duke thënë se ishte vendim personal i tij.
“E vërteta është se unë u ftova, por ishte vendimi im të mos grumbullohesha. Nuk ka probleme midis meje dhe shokëve të mi të ekipit kombëtar. Ne jemi të gjithë miq.”, ka thënë Saiti për MOPO.
Sahiti ka shprehur pakënaqësi me disa zgjedhje të formacionit nga përzgjedhësi Franco Foda.
“Disa lojtarë janë në formacionin bazë edhe pse nuk kanë luajtur për muaj të tërë me klubet e tyre. Unë luaj për Hamburgun, një klub i madh, dhe ndihem mirë. Nuk është problem nëse nuk jam titullar për arsye sportive, por kur e meritoj, dua të luaj. Për këtë arsye i thashë drejtorit se nuk do të vija këtë herë”, ka theksuar ai./IndeksOnline/