back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeEmilja Rexhepi për çështjen e Presidentit: Do të votoj për kandidatin e...

Emilja Rexhepi për çështjen e Presidentit: Do të votoj për kandidatin e propozuar nga Kryeministri Kurti

Të ngjajshme

DW: President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë

Shumë organizata të shoqërisë civile u janë drejtuar me...

Barcelona kryeson Europën në të ardhura nga shitja e fanellave

FC Barcelona ka arritur të konsolidojë pozitat e saj...

Rama: Iu kam bërë ftesë të gjitha partive për koalicion

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka folur...

Nisin hetimet, dyshime që Epstein përdorte bazat Ajrore britanike për trafikimin e vajzave

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka kërkuar një...

Vjen komenti i parë i familjes së Brikenës për Mateon

Një arush prej pelushi ka bërë më shumë zhurmë...

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka deklaruar se do ta mbështesë cilindo kandidat për President të Kosovës që do të propozohet nga kryeministri Albin Kurti, duke theksuar rolin vendimtar të grupit multietnik në këtë proces.

Ajo ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në afatin për propozimin e kandidatit për president, ndërsa ka nënvizuar se mbështetja e saj do të jetë për këdo që propozohet nga Kurti.

“Do të votoj për kandidatin e propozuar nga Kryeministri Kurti”, ka thënë Rexhepi.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje (VV) aktualisht ka 57 vota në Kuvend, ndërsa grupi multietnik përbëhet nga nëntë deputetë, votat e të cilëve janë vendimtare në zgjedhjen e presidentit.

“VV ka 57 vota. Ne nga grupi multietnik jemi 9. Pa ne është e pamundur që të zgjidhet ndonjë kandidat tjetër”, ka deklaruar Rexhepi për FrontOnline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz