back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeElvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau:...

Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau: Institucionet nuk bënë detyrën

Të ngjajshme

“Schumacherin mund ta vizitojnë vetëm tre persona, ai mund të komunikojë veç me sy”

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, tani është në...

Dekorimi i Infantinos, Osmani: Miku i vërtetë i Kosovës dhe futbollit

Të mërkurë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u dekorua...

Arrestohet Fatmir Sheholli, Sveçla jep vetë lajmin: I dyshuar për përfshirje në spiunazh

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë...
- Advertisement -

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja, deklaroi në seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj tij, se i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit.

“Ngjarja ka ardhur si pasojë e tronditjes psikike nga kalavari i gjatë i gjyqeve. Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë bërë detyrën”, citohet të ketë thënë Shkambi. Për të, Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg.

Ai akuzohet për “Vrasje e funksionarëve publikë”, dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, ndërsa për xhaxhin e tij ka nisur procedimin gjithashtu për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor, shkruan a2cnn, transmeton klankosova.tv.

Sipas Prokurorisë, ai ka shtyrë nipin të qëllojë edhe mbi babë e bir, pasi qëlloi mbi gjykatësin Kalaja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz