Elvis Naçi: Fondacioni “Firdeus” ka mbledhur 6.7 milionë euro për të prekurit nga tërmeti
BILLI
Lexo edheSindikatat paralajmërojnë grevë prej të mërkurës nëse s’marrin përgjigje nga Presidenti dhe Kryeministri
Rama po zhvillon mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, në tryezë së bashku me donatorët e tjerë është edhe Elvis Naçi, nga fondacioni “Firdeus”, i cili shprehet se deri më tani janë mbledhur 6 milionë e 370 mijë euro, që shkojnë për ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Elvis Naçi shton se si fondacion do të mundohen që çdo gjë t’iu shkoj atyre që ju takon!
“Fondacioni “Firdeus” ka mbledhur 6 milion 370 mijë euro, synojmë të shkojmë drejt 10 milionë euro. Në kohën që do të marrim sinjalin e parë për të ndërtuar do të fillojmë. Për banorët e Thumanës e kemi mbledhur atë fond specifikisht, por nëse do të mbetet më tepër do të kalojë për të prekurit e tjerë.
Lexo edheSindikatat paralajmërojnë grevë prej të mërkurës nëse s’marrin përgjigje nga Presidenti dhe Kryeministri
Pasi të bëhet projekti i madh do duam të ndërhyjmë, për arsye se ka firma ndërtimi, si ato kosovare, që duan të japin kontributin e tyre. Ne si fondacion do të shkojmë për një lloj amaneti, do mundohemi që një amanet ti shkoj atyre që iu takon”, shprehet Naçi.