back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmeElshani: Për sulmin terrorist në Banjskë u përdorën minahedhës dhe dronë për...

Elshani: Për sulmin terrorist në Banjskë u përdorën minahedhës dhe dronë për vëzhgim

Të ngjajshme

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshan, ka dhënë detaje ekskluzive për momentin kur grupi terrorist serb në Banjskë kishte tentuar, përmes një droni, të zbulonte vendodhjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas Elshanit, pasi grupi terrorist kishte identifikuar koordinatat e lokacionit me anë të dronit, kishte filluar të qëllonte me minahedhës.

“Ky lokacion është me interes të veçantë për neve, derisa njësitë speciale kanë ardhur në këtë drejtim të rrugës kryesore të asfaltuar deri te Banjska, një pjesë e tyre, janë ndalur në këtë vend sepse ka qenë afër vendit ku është vrarë rreshteri ynë, Afrimi e deri këtu ka qenë kolonë. Në këtë pjesë këtu ka qenë interesant, se fillimisht ka ardhë një dron që serbët kanë pas drona, grupi terrorist i tyre e kanë sjellë një dron, i kanë marrë koordinatat edhe pastaj kanë filluar të gjuajnë me minahedhës. Minahedhësi binte herë në atë pjesë, herë në këtë pjesën tjetër, por jo në këtë vend këtu, e ne këtë vend këtu kemi qenë ne të shtrirë në bark, për të parë a po na bëhet ndonjë dëm minahedhësi. Minahedhësi ne besojmë se ka qenë 82 milimetërsh, i cili ka shkaktuar dëme në këtë vend këtu, dhe në deponë që e shihni prapa neve këtu, kanë rënë dy predha në depo, njëra në afërsi neve këtu krejt afër dhe tjetra në një skaj të depos dmth depon e kanë goditur me dy predha aty ka qenë duke punuar një roje”, ka rrëfyer Elshani për teve1.

Elshani më tej ka treguar se brenda dhomës ku ka ndodhur sulmi ndodhej edhe një punonjës serb, i cili i ka shpëtuar sulmit.

“Kur ka ardhë droni dhe na ka xhiruar neve, besoj që ka tentuar me i marrë koordinatat, a i ka marrë mirë a jo, me siguri nuk i ka marrë mirë se do të na sulmonin neve. Edhe kanë nisur të gjuajnë me minahedhës, kanë ra predhat në vende të ndryshme, në këtë depo këtu kanë rënë dy ashtu siç thash. Njëra ka rënë në qoshe atje ku e keni parë që ka bërë dëme në dritare, pajisje dhe gjëra të tjera. Një njeri ka qenë këtu, roja e këtij vendi ka qenë këtu, ka qenë i shtrirë, kur ka rënë e para atje, ky është zgjuar dhe ka ikur nga këtu është larguar dhe ka dalë përpara. Dhe e dyta ka rënë këtu afër ku ende shihen gjurmët e pjesëve të predhave që kanë rënë këtu, nëse do të kishte qenë punëtori këtu, ish dëmtuar”, ka theksuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz