back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeEliza Hoxha e Besa Ismaili-Ahmeti iu prijnë kandidateve gra në listën e...

Eliza Hoxha e Besa Ismaili-Ahmeti iu prijnë kandidateve gra në listën e PDK’së

Të ngjajshme

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar sot listën e saj zgjedhore me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, por diçka e re që bie në sy është se dy gratë që i prijnë listës së deputetëve janë dy prurjet e reja në këtë parti, shkruan Gazeta Metro,.

Ndryshe sikurse herëve të tjera, PDK kësaj herë në top 10’shen e parë ka futur dy prurjet e reja, Eliza Hoxhën me numrin 3 dhe Besa Ismaili-Ahmeti me numrin 6.

Kësaj liste me 110 emra, i prin Kadri Veseli i cili është i nominuar i këtij subjekti për Kryeministër të Kosovës.

Numrit 2 të kësaj liste zgjedhore të PDK-së, i takon Hajredin Kuqit ndërsa numri 4 Enver Hoxhajt.

Kujtojmë se ish-deputetet e PDK’së i kanë liruar vendin prurjeve të reja duke i dhënë hapësirë sa më shumë në këtë parti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz