Shkruan: Labinot Smakaj/ /
Kosova me formimin e koalicioneve parazgjedhore, pas 11 Qershorit 2017, ka një garniturë tjetër politike. Së paku nga kjo garniture kemi një ndarje edhe pse jo të proklamuara të ideologjive dhe profilizimeve politike. Siç thotë populli dorën në zemër gjithë partitë politike në Kosovë “vuajnë” nga profilizimi/mos profilizimi i vërtet politik. Disa parti si PDK e AAK edhe pse në parim por edhe në mendim janë të majte, proklamohen si të djathte të qendrës, të djathte etj. Kjo ndoshta është si rezultat i frikës nga opinioni se po të thuash i majte identifikohesh me komunizëm. Disa tjera si LDK që gjithë propagandën e benë me idenë e të djathtës, në veprimet e saj është e majte, madje nuk lejon as mendimin ndryshe brenda saj që rrezikon të kalon në një parti “komuniste”. VV thirret si e majte, duke manipuluar me shtresën e varfër, por që në veprimet e tyre, ata janë biznesmen të vërtet, që ua kalojnë edhe të djathtëve ekstrem.
Organizimi Partiak dhe Orientimi Programor
Partitë Politike në Kosovë, respektivisht elitat e tyre udhëheqëse mbajnë përgjegjësi që përmes organizimit të mirëfilltë politik e ideologjike të orientojnë edhe qytetaret në rreshtimin krah tyre. Përcaktimi i vërtet i profilizimit dhe programit politike, do të identifikonte qartë votuesit dhe do të kishim një krah politik me ide qoftë të majte apo djathte, me çka nuk do lejonte as manipulimin e shtresave shoqërorë, ngase do dihej paraprakisht se çka ofron njëra e çka tjetra Parti në kuptimin e politikave që do të realizonte në rast të marrjes se pushtetit.
Përgjegjësitë Shtetërorë të Partive
Partitë Politike, gjegjësisht lidershipet e tyre krahas konkurrencës politike dhe “luftës” për pushtet, kanë edhe obligim shtetëror që në vet orientimet e tyre programore dhe rregullave të brendshme të organizimit ta vendosin si parim bazë se krahas rezultateve të zgjedhjeve që do konsiderohen zgjedhje të lira dhe demokratike, ta fusin se krijimi i institucioneve shtetërorë karshi interesave partiake është me i madh se çdo pushtet i tyre. Ky “rregull” që do duhej kuptuar edhe pa u shkruar formalisht do duhej nënkuptuar nga vet Partitë dhe Liderët e tyre, por meqë jemi akoma në tranzicion politik, se paku do shërbente si bazë për të mos penguar krijimin e institucioneve nga partitë që nuk njohin fituesin.
Përgjegjësitë e Elitave Politike
Elitat politike të partive, janë dhe do mbesin përgjegjësit kryesore për vendosjen në binare të sistemit shoqërore dhe organizmit institucional. Veprime e tyre politike, do të përcaktojnë të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Prandaj, gjithë udhëheqësit dhe përfaqësuesit vendimmarrës të partive politike, sot duhet vendosin me korrektësi dhe pa inate krahinorë apo personale se kah do ta orientojnë shoqërinë kosovare. Barra e përgjegjësisë dhe e gjykimit do të bie mbi ta. Fati i vet tyre do jetë në duart e tyre dhe trashëgiminë politike që do e lenë do ta gjykoje secili brez që do të vije pas. Mbetet të shihet, se ata vendimmarrës, sidomos disa të “rijnë” në partitë politike të ardhur qofte nga gazetaria apo edhe shoqëria civile, sa do të kenë mundësi që të bindin liderët e tyre se duhet ndërruar qëndrim kur vije në pyetje Shteti përballë Pushtetit.
Fati i neve dhe pasardhësve tanë, mbetet në duart e juaja, veprimet do gjykohen qofte në të mire apo në të keqe. Historia do i vije mbrapa secilit!!!
Ky artikull shpreh qëndrimin personal të Autorit.