back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeElezi: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat në Kosovë,...

Elezi: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat në Kosovë, me disa vonesa të vogla

Të ngjajshme

Totaj: Dilni votoni për ata që preferoni

Shaqir Totaj, kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të...

Limaj: Kur kandidatët ta shpallin fitoren, shpresoj që të kenë fituar edhe qytetarët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është nisur drejt...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet lokale 2025 ka filluar në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, me disa vonesa të vogla në disa vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë dhe procesi ka nisur sipas planit.

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë për në të gjitha Qendrat e Votimit. Gjithashtu, njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga KQZ, procesi i votimit për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit në Republikën e Kosovës, me përjashtim të ndonjë vonesë disa minutëshe në ndonjë vendvotim” tha Elezi.

Ai bëri të ditur se sot procesi i votimit zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra – nga një për çdo komunë – me 54 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

“Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 2,025,105, të cilët janë të shpërndarë në 38 komuna. Përveç organizimit të votimit në vendvotime të rregullta, KQZ do të organizojë votimin edhe përmes ekipeve mobile/lëvizëse për 3,467 votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë regjistruar dhe evidentuar paraprakisht,” theksoi ai.

Elezi ftoi të gjithë qytetarët me të drejt vote që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejt vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese: të drejtën e votës. Po ashtu, në këtë orë të parë të fillimit të procesit të votimit, njoftojmë se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org secili votues mund të kontrollojë me lehtësi se ku është qendra e votimit ku është caktuar të votojë,” deklaroi Elezi.

Ai shtoi se procesi i votimit të sotshëm zhvillohet për të zgjedhur 38 kryetarët e komunave dhe 942 anëtarët e 38 kuvendeve komunale.

“Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 93 subjekte politike, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për Zgjedhjet Lokale 2025 dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike është 5,624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 5,419 kandidatë për zgjedhjet për kuvende komunale,” tha Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së njoftoi gjithashtu se janë bërë të gjitha përgatitjet që pas përfundimit të procesit të votimit të mundësohet publikimi i rezultateve paraprake në platformën elektronike të KQZ-së.

“Është punuar shumë që të mos kemi vonesa dhe të arrijmë që sa më shpejt t’i paraqesim këto rezultate,” shtoi Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz