Ekzekutivi “fajëson” tenderët për keqqeverisjen
Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten programin për reforma në ekonomi referuar periudhës 2017-2019, dokument në të cilin e ka pranuar se prokurimi publik përbën një fushë që e karakterizon mungesa e transparencës dhe që, në veçanti, është e rrezikuar nga korrupsioni. Kjo, dhe faktorë të tjerë, janë identifikuar si barriera të rritjes ekonomike, shkruan sot Koha Ditore.
Programi përbën bazën e dialogut të strukturuar mbi qeverisjen ekonomike, që zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Çështja e korrupsionit është problematizuar në kapitullin që flet për menaxhimin e financave publike. Aty është theksuar se prokurimi publik në Kosovë përbën një gamë të gjerë të shpenzimeve të parasë publike.

Lexo edhe“As edhe një kaq nuk ja japim Malit të Zi!”














