Ekstradohet nga Shqipëria për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
dp

Lexo edheNgjarje e rëndë në Pejë, e konfirmon policia dy të rinjë të vdekur në një vilë

Sipas njoftimit, ekstradimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, pas arrestimit të të dyshuarit nga autoritetet shqiptare, transmeton lajmi.net.
I dyshuari kërkohej për veprat penale “Kultivim i narkotikëve” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, pasi i njëjti dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.
Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave ligjore./lajmi.net/

Lexo edheNgjarje e rëndë në Pejë, e konfirmon policia dy të rinjë të vdekur në një vilë