Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari për “vrasje të rëndë”
dp

Lexo edheBashkimi Evropian u njoftua nga mediat për krijimin e xhandarmërisë në Kosovë, thonë se tani kërkuan informata shtesë nga MPB-ja

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.
I dyshuari, pas ekstradimit iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Lexo edheBashkimi Evropian u njoftua nga mediat për krijimin e xhandarmërisë në Kosovë, thonë se tani kërkuan informata shtesë nga MPB-ja
“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.