BallinaJetëKurioziteteEkspertët: Kurrë mos e lini veturën në rezervë

Ekspertët: Kurrë mos e lini veturën në rezervë

Të ngjajshme

Kurti arrin në Pallatin Elysee, takohet me Macronin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur...

The Guardian shkruan për suksesin e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një...

Kurti arrin në Francë, pritet krahëhapur nga Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Francë,...

VOOM po revolucionarizon mënyrën si udhëtojmë!

VOOM po revolucionarizon mënyrën si udhëtojmë! Platforma e re, e...

Sa më gjatë që ke veturë, aq më shumë përvojë dhe zakone të vozitjes ke. Për fat të keq, jo të gjitha këto zakone janë të mira. Për më tepër, sa më me përvojë që bëhesh, aq më e vështirë është t’i lësh ato zakone.

Ne kemi vendosur sot t’ju tregojmë dy këshilla të ekspertëve të automekanikes, që ju ndihmojnë mos ta dëmtoni veturën tuaj gjatë vozitjes dhe t’i ndryshoni shprehitë.

Ta mbushni me karburant vetëm kur bie në rezervë 

Kur vetura nuk është e ndezur, mbeturinat mekanike akumulohen në rezervuar dhe formohen kështu sedimente në fund të tij. Mbeturinat më pas hyjnë në pompën e karburantit dhe filterat, duke shkaktuar dëm.

Gjatë muajve të dimrit, lëreni gjithmonë rezervuarin të paktën gjysmë të mbushur, për të evituar formimin e sasive të mëdha të kondensimit, transmeton Gazeta Express.

Kur është ftohtë dhe me ngrica, prezenca e ujit në rezervuar mund të çojë në deformim të tij dhe probleme të tjera.

Frenimi i shpeshtë

“Mbani distancën dhe përshtatuni me trafikun në rrugë”. Kjo është ajo çfarë na mësojnë instruktorët dhe librat e autoshkollës. Por, nëse frenoni shpesh, ju mund t’i dëmtoni pllakat e frenimit dhe më pas ato dëmtojnë diskat. Për të shmangur dëmtimin e diskut, mos harroni t’i ndërroni pllakat e frenimit dhe të kujdeseni për vajin e tyre. /Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz