back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë

Ekskluzive: SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë

Të ngjajshme

U lëndua aksidentalisht, vdes një dyvjeçar në QKUK

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur sot në QKUK, pas...

Spanja në epërsi ndaj Turqisë, supergol nga Pedri

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Turqisë, në...

Trajneri i Suedisë tregon arsyen pse nuk e ftoi Besfort Zenelin

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson u...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku njofton Qeverinë e Kosovës për një pezullim të përkohshëm të fondeve dhe angazhimeve të reja nga programet e ndihmës financuara nga SHBA.

Burimet e IndeksOnline kanë konfirmuar se ky pezullim do të jetë në fuqi deri në rishikimin e të gjitha programeve të ndihmës që SHBA ofron në Kosovë. Dokumenti të cilin e ka.parë IndeksOnline është adresuar disa ministrive dhe institucioneve të rëndësishme të Kosovës, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat kanë bashkëpunim me SHBA-në për realizimin e këtyre programeve.

Ky zhvillim mund të ketë ndikim në disa sektore të qeverisjes dhe mund të shkaktojë vonesa në financimin e projekteve të rëndësishme. Ambasada e SHBA-së, në fund të njoftimit, ka përdorur një formulim diplomatik për të shprehur respektin dhe seriozitetin e këtij vendimi.

Ky njoftim përbën një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike dhe financiare mes SHBA-së dhe Kosovës, duke lënë hapësirë për shqyrtime dhe ndryshime të mundshme në politikat e ndihmës ndërkombëtare./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz