back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Murat Meha flet për shkarkimin e tij dhe të Komisionit për...

Ekskluzive: Murat Meha flet për shkarkimin e tij dhe të Komisionit për Demarkacion

Të ngjajshme

22 vjeçari nga Kaçaniku vdiq në Kosovë, pak ditë pasi operoi lukthin në Turqi

Një 22 vjeçar nga Kaçaniku ka ndërruar jetë dje....

Presidentja Osmani niset për në Selinë e Shenjtë, do të takohet me Papën

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë,...

Po shkëlqen te Trabzoni, presidenti flet për Muçin: Do ta marrim nga Besiktasi, do ta bëjmë…!

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka folur për Ernest...

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

Në mbledhjen e parë me kabinetin e tij qeveritar, si kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar shkarkimin e përbërjes së Komisionit shtetëror për shënjimin  dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, kryetar i të cilit, ka qenë Murat Meha.

Kabineti qeveritar kanë votuar propozimin e kryeministrit Haradinaj dhe ka marrë vendimin për shkarkimin e këtij komisioni, shkruan Periskopi.

Në arsyetimin e tij për shkarkimin e këtij kommisioni, Haradinaj ka thënë se edhe ashtu ‘Komisioni ka pasur afatin e skaduar’. Për kryetar të këtij komisioni, Haradinaj e ka propozuar Shpejtim Bulliqin.

“Ky komision, edhe ashtu e ka pasur afatin e skaduar. Është dashur të krijohet një komision i ri. Unë sot jam konsultuar edhe me partnerët politik. I propozoj qeverisë shkarkimin e këtij komisioni, sot. Njëkohësisht edhe ta votojmë komisionin e ardhshëm, por atëherë kur ta kemi të gatshëm. Ju njoftoj se i kam kërkuar dhe besuar udhëheqjen e këtij komisioni, profesor Shpëtim Bulliqit, i cili do ta merrte përsipër që ta krijuar një komision”, ka thënë Haradinaj.

Por për këtë vendim, është i habitur vetë kryetari i Komisionit Murat Meha, duke thënë se ‘në fakt, Komisioni e ka përfunduar misionin e vet që moti’.

‘Kjo ka qenë e habitshme për mua dhe Komisionin pasiqë misioni ynë tashmë veç ka përfunduar dhe nuk e di pse duhet të shkarkohet një Komision i cili ka përfunduar detyrën e tij. Më tepër nuk kam çka të them lidhur me këtë madje as që dua të merrem me këtë çështje sepse kemi shumë punë tjera për të bërë”, i ka thënë Meha Periskopit.

Ndryshe, si kryetar i Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, kishte mbrojtur vendimin që kishte sjellur ky Komision për vijën kufitare, duke thënë se institucioni që përfaqëson ‘nuk e ka ndryshuar për asnjë metër territorin e Kosovës’./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz