Ekskluzive: Drenica nuk i ka paguar pagat dhe bonueset futbollistëve që janë larguar gjatë verës
dp

Lexo edheKryetari i FFK-së pret në takim presidentin e Vevey-Sports, Fatlind Rama – Hapet mundësi për futbollistët nga Kosova në Zvicër

Klubet kosovare në vazhdimësi kanë pasur probleme me pagat e futbollistëve, duke mos i paguar për punën e tyre.
Kjo dukuri në vitet e fundit është zvogëluar dukshëm, por ka raste kur kjo ndodh edhe në ditët e sotme.
IndeksOnline merr vesh se skuadra e Drenicës nuk ka paguar pagën e fundit dhe bonueset që i janë premtuar disa futbollistëve nëse arrijnë të inkuadrohen në Superligë.

Lexo edheKryetari i FFK-së pret në takim presidentin e Vevey-Sports, Fatlind Rama – Hapet mundësi për futbollistët nga Kosova në Zvicër
Kjo ka ndodhur me ata futbollistë që janë larguar nga Drenica gjatë afatit kalimtar veror, derisa futbollistët që janë pjesë e skuadrës edhe sot, i kanë marr pagat me rregull.
IndeksOnline ka tentuar të marr përgjigje edhe nga skuadra e Drenicës, por përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, nuk ka marr asnjë përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.