BallinaLajmeEkskluzive: +383 po funksion, realizohet thirrja e parë telefonike

Ekskluzive: +383 po funksion, realizohet thirrja e parë telefonike

Të ngjajshme

Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën

Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një...

Nesër varroset Ilaz Brahimi që u vra mbrëmë në Podujevë

Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmë në Majac të...

Austri: Qiratë e ndërtesave të vjetra mund të rriten në prill

Vlerat e reja referuese të qirasë hyjnë në fuqi...

Rritet çmimi i biletave Kosovë-Austri

Pas rritjes së çmimit të derivateve, specifikisht të naftës,...

Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se Kosova edhe zyrtarisht e ka fituar kodin telefonik +383.  Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) e ka botuar buletinin e vet në të cilin ka sqaruar se Kosovës i është ndarë numri thirrës treshifror +383.

Ndryshe Indeksonline mëson ekskluzivisht nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i VALA-s, Agron Mustafa se testet e para të këtij kodi tashmë janë në funksion.

“Testet e para tashmë janë realizuar dhe janë pozitive. Gjithçka pra që ka të bëjë me kodin është në rregull, mund të thuhet se është fillim i mbarë dhe testet janë në përgjithësi në rregull”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.

Po ashtu Indeksonline, ka arritur të sigurojë edhe thirrjen e parë me këtë prefiks +383, e cila ka qenë e suksesshme dhe pa asnjë problem gjatë bisedës telefonike.

Ndryshe duhet përkujtuar që kodi telefonik, +383 sot është bërë edhe zyrtar nga (ITU), e që është një ndër hapat më të suksesshëm për shtetin e ri të Kosovës.

Po ashtu duhet bërë e ditur se me vendosjen e kodit të ri të gjithë operatorët e përdorur më parë do të jenë përsëri në funksion, vetëm duke u ndryshuar kodi i hyrjes telefonike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz