back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme“Efikasitetit të Inspektoratit po i vjen era, për dikënd nanë e për...

“Efikasitetit të Inspektoratit po i vjen era, për dikënd nanë e për dikënd njerkë”

Të ngjajshme

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me vendimet e fundit të Inspektoratit për kthimin në punë të ish-Kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi dhe ish-drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçi.

Miftaraj thotë se Inspektorati po tregohet shumë efikas sa i përket pozitave menaxheriale por të njëjtën gjë asnjëherë se ka treguar në raport me punëtorët e zakonshëm.

“E kam përshtypjen se po i vjen era këtij efikasiteti.Për dikend nanë, për dikend njerkë.” shkruan Miftaraj raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Inspektorati i Punës në element. Super efikas për shefa dhe pozita menaxheriale. Krejtë në rregull.

Ama këtë vullnet për punë dhe këtë efikasitet asnjëherë se treguan edhe në raport me punëtorët e zakonshëm, në mbrojtjën të drejtave dhe interesave të tyre.

E kam përshtypjen se po i vjen era këtij efikasiteti.

Për dikend nanë, për dikend njerkë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz