Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës, ka thënë se është me rëndësi strategjike për Kosovën vizita e zëvendësndihmëssekretarit të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s David Baker.
“Është me rëndësi strategjike për Kosovën vizita e zëvendësndihmëssekretarit të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s David Baker. Amerika kur e jep fjalën dhe e mbanë me thoshin zyrtarët amerikane gjate diplomacisë sime në Amerikë në periudhën e okupimit – Kosova duhet të jetë partnere e besueshme e Amerikës sepse Amerika së bashku me neve shkroi historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.