BallinaLajmeEdi Rama i kërkon ndihmë inxhinieres Luljeta Bozo

Edi Rama i kërkon ndihmë inxhinieres Luljeta Bozo

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Inxhinierja Luljeta Bozo është takuar këtë të enjte në kryeministri me Edi Ramën, teksa ky i fundit i ka kërkuar ndihmë në menaxhimin e godinave të prekura nga tërmeti.

Bozo ka ngritur shqetësimin se instituti shqiptar i sizmologjisë nuk ka një grup pune për të mbuluar të gjitha banesat e prekura dhe se problem për të tashmë mbetet procesi i ekspetizës dhe certifikimit të banesave.

Luljeta Bozo: Iku kjo e para ata që u shpëtuan, u shpëtuan. Njerëzit u futën. Mirë, keq. Tani fillon ekspertiza. E kam merakun këtu sepse nuk ka një grup në institut që ti mbulojë të gjitha.

Shkon i huaji thotë që mban pallati, ndërsa shkon pushteti vendor dhe i vë shiritin.

Edi Rama: Ka një gjë. Të huajt i kemi kërkuar të na thonë mban struktura apo nuk mban struktura. Po shiriti të vihet deri sa të riparohet. Një shkallë që kërkon një riparim , prandaj janë këto shirita.

Mendoj që do ishte pozitive nëse ju do na ofroni ndihmë për pjesën e paketës së riparimeve. Jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit.

Luljeta Bozo: Kam qenë në shumë objekte dhe pas meje shkuan ekipi dhe i vunë shiritin. Atje kishte çarje të madhe por riparohet menjëherë dhe janë shumë të sigurta. Duhet një inxhinierë me shumë përvojë./express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz