BallinaLajmeEdhe pse në pikë të ditës, 111 poqa elektrikë ndriçuan sallën ku...

Edhe pse në pikë të ditës, 111 poqa elektrikë ndriçuan sallën ku nga ZRRE raportuan për shtrenjtimin e rrymës

Të ngjajshme

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para...

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer FEjzullahu, ka raportuar në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, e gjersa po raportonte, 111 poqa elektrik qëndruan ndezur vazhdimisht.

Mbledhja u zhvillua në pikë të ditës. Edhe pse nga dritaret hynte dritë mjaftueshëm, zyra ku po zhvillohej mbledhja u ndriçua me 111 poqa elektrikë.

Fejzullahu u ftua nga deputetët të raportojë rreth zhvillimeve të fundit, pasi Kosova gjendet në krizë energjetike dhe rekomandimet e ZRRE-së drejt qeverisë janë që rryma të shtrenjtohet.

Fushata për kursimin e rrymës ka nisur që kur Kosova gjendet në krizë, megjithatë 111 poqa elektrikë ndriçuan në pikë të ditës gjatë gjithë kohës sa u mbajt mbledhja.

 

Ferat Shala pyeti se nëse raporti i ZRrE-së ishte i pavarur apo i ndikuar nga qeveria.

Por një gjë e tillë u mohua kategorikisht nga kryesuesi i bordit të ZRrE-së Ymer Fejzullahu.

Fjala e Zenjullahut, më tutje u fokusua te vendimi për shtrenjtim të energjisë elektike.

Këto ndryshime në çmim a vlejnë edhe për komunat veriore, u pyet shefi i ZRRE-së.

Ajo mori një përgjigje që me gjasë as atij që u përgjigj s’i pëlqeu.

Ndër pyetjet e shumta që Fejzullahu mori në këtë mbledhje ishte edhe ajo e deputetit Pal Lekaj se sa do të zgjasë tarifa nëse vetëm miratohet.

Pas tri orë raportimi, Komisioni liroi nga mbledhja bordin e ZRRE-së, duke lënë sallën në të njëjtën gjendje, me poçat ndezur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz