back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeEdhe pse në parti të ndryshme, kryetarët e dy komunave pijnë kafen...

Edhe pse në parti të ndryshme, kryetarët e dy komunave pijnë kafen bashkë

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj vazhdon të jetë njëri ndër kryetarët më aktiv në rrjete sociale.

Ai vazhdimisht tregon për projektet e komunës, takimet me qytetarë, vizitat në fshatra e lagje, etj.

Këtë mëngjes, Muharremaj i AAK-së ka njoftuar se ka nis ditën me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili i takon Vetëvendosjes.

Dallimet në parti nuk kanë ndikuar në raportet e dy kryetarëve, të cilët shihen të buzëqeshur derisa shijojnë kafen e mëngjesit.

“Kafja e Mëngjesit sot realizohet me Kryetarin e Prizrenit me të cilin synojmë që si dy komuna të bëjmë shumë më tepër për ambientin.

Prioriteti im është të gjej bashkëpunim me të gjithë për më të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Muharremaj në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe foton me Haskukën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz