Disa nga pronarët e lokaleve në mbarë vendin, nuk po e përfillin vendimin e qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe për t’i mbyllur përkohësisht lokalet e tyre.
Ata po iu shërbejnë klientëve, madje po lejojnë qëklientët të qëndrojnë brenda lokaleve, duke krijuar kështu edhe tollovi. Mbyllja e lokaleve ka qenë një ndër masat që qeveria ka ndërmarrë për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit Covid-19, i cili deri më tani në Kosovë ka prekur 61 persona dhe ka marrë jetën e njërit prej tyre.
Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka evidentuar 16 raste për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” në të gjithë vendin, ose pronarë biznesesh të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin e qeverisë për mbylljen të lokaleve, sipas vendimit të Qeverisë.
Tri prej të cilave janë hapur edhe në Malishevë, vend ky i cili është në karantinë tash e sa ditë.
Më poshtë njoftimi nga Policia:
Fsh. Mleqan, Malishevë 23.03.2020 – 20:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Llozicë, Malishevë 23.03.2020 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Llozicë, Malishevë 23.03.2020 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com