Edhe PDK nuk i ka të gjitha votat për Demarkacionin: Ky deputet ende po kundërshton!
Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, koalicioni qeverisës ende nuk ka arritur që t’i siguroj votat e mjaftueshme për ta miratuar këtë marrëveshje.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, aktualisht koalicioni i ka vetëm 78 vota.
Derisa ende mbetet e paqartë se a do të votoj deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, duket se probleme ka edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
Siç merr vesh Gazeta Blic, deputeti i kësaj partie Nait Hasani ende nuk e ka konfirmuar votën e tij për projektligjit për marrëveshjen për Demarkacionin.
“Nait Hasani ende po e kundërshton marrëveshjen për demarkacionin. Mbetet të shihet nëse lidershipi i partisë do të arrij ta bind deri në ora 16:00, kur pritet edhe fillimi i seancës”, tha ky burim.

Lexo edheNjë votë pro Demarkacionit ka ateruar në Prishtinë
Në anën tjetër, Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me deputetin Nait Hasani, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.
Është edhe vetë deputeti Hasani ai i cili, ditë më parë ka paralajmëruar votë kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Votë kundër kanë paralajmëruar edhe deputetët e VV-së, ata të Gurpit të Pavarur të Deputetëve dhe Lista Serbe.
Për miratimin e kësaj marrëveshjeje nevojiten 2/3 e votave, apo më shumë se 80 vota.














