Edhe një këngë për mjekun e parë nga Drenica që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së (VIDEO)
BILLI

Lexo edheDrenas: Gruan e dëshmorit tentojnë ta largojnë nga banesa

Dr. Lec Gradica ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës më 24 shtator, shkruan DrenicaPress
Dr. Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment profesionin e tij prej mantelbardhi, edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.
Dr. Leci është mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë.
Në përvjetorin e rënies heroike të Lec Gradicës, këngatari drenicas, Halit Gashi, i ka kushtuar një këngë rënies heroike të Lec Gradicës.

Lexo edheDrenas: Gruan e dëshmorit tentojnë ta largojnë nga banesa
Tekstin e këngës e ka shkruar Faruk Krasniqi, muzikën Burim Krasniqi kurse orkestrimin Xhavit Hajdari.
DrenicaPress e sjell për lexuesit e saj këtë videoplip të Halit Gashit…