Edhe një kandidat i pavarur përkrah Ramiz Laldrovcin
BILLI·
Partia Demokratike e Kosovës në Drenas po ribashkohet sërish. Ajo që ishte menduar me marrjen e timonit të PDK-së nga Kadri Veseli, që bastionet e PDK-së në Drenas do të shkapërderdhen, kahje që mori në fillim parafushata për Drenasin, po del se u menaxhua mjaft mirë nga Veseli.
Pas tërheqjes së kandidaturës së Naim Bazajt, tash edhe ish-kandidati tjetër i dalë prej PDK-së, Rrahim Elshani, është rikthyer në shtëpinë e tij politike.
Lajmi.net mëson se edhe Rrahim Elshani, i certifikuar më herët nga KQZ si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, sot e ka tërhequr kandidaturën e tij dhe po e mbështet vetëm Ramiz Lladrovcin.
Dje Veseli kishte arritur të rikthej edhe Naim Bazajn në PDK, i cili shihej si kandidat më sfidues i Lladrovcit në Drenas, meqë ishte më i votuari në asamblenë e Drenasit në zgjedhjet e fundit. /Lajmi.net/
Lexo edheJa numrat e subjekteve politike për zgjedhjet në Drenas














